Weekends in jCoders

Cka mësohet në ‘Weekends in jCoders’

Me qëllim që të ofrojmë sa më shumë diversitet të mësimit të teknologjisë informative, mesim ky te cilin Akademia jCoders gjithmonë mundohet te përshtat sa më shumë me personalite dhe dëshira të ndryshme të fëmijeve, Akademia jCoders lancon linjen e re të kurseve – të cilat mbahen ekskluzivisht gjatë vikendeve.
Këto planprograme kanë për qëllim pasurimin e njohurive të nxënësve nga kënde të ndryshme. Planprogramet në linjën ‘Weekends in jCoders’ janë në mënyrë speciale të dizajnuara dhe kanë për qëllim ndeshjen e fushës së shkencave kompjuterike me artin, muzikën, shkencat natyrore dhe inxhinierinë.

Sonic Pi – Code meets Music 

Si planprogram i parë në këtë kategori hapim klasat ‘Sonic Pi’ përmes të cilave nxënësit mësojnë programimin duke krijuar muzikë. Për të gjithë të apasionuarit ndaj muzikës, ky planprogram lejon hyrje në fushën e teknologjisë informative duke mësuar gjuhën programuese e cila në ekzekutim nxjerr tinguj muzikor si dhe ritme muzikore. Planprogram ky i cili nxjerr artin muzikor duke mesuar shkathesite e nevojshme per shekullin 21, ne stilin artistik. Me perfundim të modulit ‘Sonic Pi’ nxënësit do të janë në gjendje të përdorin komputerin për të krijuar muzikë dhe ritme. Fuqia e kësaj gjuhe programuese e cila do te mesohet gjatë ketij moduli lejon edhe ‘Live coding’ – kodim live gjatë të cilit duke shkruar kod zhvillohet muzika. Kjo eksperience lejon nxënësit të përdorin kompjuterin dhe gjuhën programuese Sonic Pi si instrument muzikor.

Kohezgjataja: 2 muaj – Mosha: 11 – 18
Cmimi: Cmimi total per kursin eshte 70 euro
ss_12

Regjistrohuni ne planprogramin \'Weekends in jCoders\'

Plotësoni formën për t'u regjistruar
Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172