Aftësimi i vajzave në shkenca kompjuterike si një mundësi reale për të ardhmen e tyre

“Shkenca Kompjuterike mund të jetë ajo që ju dëshironi që të jetë. Mund te ndertosh webfaqe, programe, video lojera, aplikacione mobile, apo edhe robotin tend te preferuar. Ti aplikosh aftesite e tua ne cfaredo menyre qe te nevojitet, te behesh krijues e jo vetem perdorues i saj.”

 

 

Sot është shumë e rëndësishme inkurajimi i vajzave që të përfshihen në botën e teknologjise, kjo pasi që është fushë shumë e rëndesishme qe të lihet vetëm djemve. Shpeshherë rastisim në histori të ndryshme të vajzave të cilat kanë shprehë interesim të madhë për teknologjinë dhe kodimin, mirëpo ëndrra e tyre ka mbet e parealizuar nga dekurajimet e shumicës dhe komenteve të zakonshme si “Teknologjia nuk bën për ty” apo “Ti nuk je e zonja për këtë fushë”.
Ky llojë stereotipizimi nuk ka me vend në kohët e sotme, dhe vajzat ngjajshem si djemt duhet të shtyhen drejtë profesioneve kreative, sfiduese dhe profesioneve të së ardhmës.

Zhvillimi I hovshëm i teknologjisë dhe ndryshimet e mëdha që ka sjellë në jetët tona ka bërë që të rritet vetëdijesimi dhe interesimi si i djemve ashtu edhe i vajzave për këtë lëmi.
Me implementimin e programeve te ndryshme si Women in Technology dhe Gils Who Code, vajzave te moshave te ndryshme në mbarë botën i është mundësuar që të eksplorojnë botën e teknologjisë dhe ti zhvillojnë aftësitë e tyre për zgjidhjen e problemeve. Të gjitha këto programe edukative kanë për qëllim të krijojne besim te vajzat qe edhe ato janë po aq të denja për këtë profesion sa edhe meshkujt.

Në bazë të statistikave përqindja me e madhe e vajzave që përfshihen në programet e teknologjisë është e moshave 6-12 kurse renia me e madhe vërehët në moshën 13-17. Deri në vitin 2020, do ekzistojnë 1.4 milion vende pune në fushën e teknologjisë mirëpo përfshierja e vajzave parashihet te jete vetem 3%. *(ref: https://girlswhocode.com/about-us/)

Pas ekspozimit te vajzave në fushën e teknologjisë infomative është vërejt rritje e numrit të të diplomuareve në fushë shkencore. Vajzatë shpreh më shumë kreativitet, deshirë për të qene të involvuara në vendim-marrje etj.

Dëshmi se edhe vajzat mund te jenë të suksesshme në fushën e teknologjise janë disa nga gratë me më ndikim te cilat mund te jenë inspirim I madh për ne si :

  • Julia Hartz, themeluese e Eventbrite qe vleresohet si nje prej platformat me te medha te teknologjise. Kjo kompani ka siguruar 200 milione dollare fonde dhe tani shenon mbi 500 te punesuar.
  • Marissa Mayer, drejtoreshe dhe themeluese e Yahoo-se. Pas perfundimit te studimeve ne fushen e intelegjences artificiale arrin te behet inxhinierja e pare ne kompanine Google per te kaluar pastaj ne Yahoo ne 2012.
  • Susan Wojcicki, themeluese e Youtube.

Duke u bazu në përqindjen e vajzave te cilat sot janë pjesë e Akademisë jCoders është e qartë që interesimi dhe shtytja e prindërve për vajza nuk është e madhe. Në jCoders përqindja e vajzave është rreth 20%.


Për të kontribuar në mundësimin e më shumë vajzave që të ndjekin pervoje te tille krijuese sot hapim 30 bursa ne Prishtine. Të gjithë te interesuarit të plotesojnë formën e regjsitrimi ne www.j-coders.com/register dhe do te kontaktoheni nga Akademia jCoders për procedurën në vazhdim. Keto bursa mundesohen nga Akademia jCoders ne bashkepunim me ICK (Innovation Centre Kosovo)
Bursat do te jene ne vlere prej 50% dhe 30% zbritje nga cmimi normal prej 40 euro ne muaj, bursat jane te dedikuara per moshat 8 deri 18.

Regjistrohuni ne Akademine jCoders

Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172
Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj