Summer Tech Academy 2018

Që të bëhesh pjesë e Planprogrameve Verore në jCoders, plotëso formën e regjistrimit më poshtë:

Regjistrohu per Akademine Verore

Per regjistrimin e femijes tuaj ne akademine Verore te jCoders, plotesoni te gjitha te dhenat me poshte:

*** Te gjitha regjistrimet nga 11 QERSHOR deri me daten 15 QERSHOR perfitojne zbritje 10%

3D MODELING, PRINTING, AND PHOTOSHOP

Java 1: 2 Korrik – 6 Korrik

Java 2: 30 Korrik – 3 Gusht

Eksploro anën tënde kreative me 3D printim dhe Photoshop 🙂

Dizajno. Ndërto. Printo.

Jon kon dizajneri, printeri 3D, edhe Photoshopi…pjesën tjetër të stories e ke ti në dorë.

Çdo fëmijë e ka një anë kreative e cila nuk shprehet vetëm në art, mirëpo egziston edhe në shkencë. Modelimi dhe Printimi 3D, si një prej drejtimeve më moderne dhe me rritjen më të shpejtë në fushën e TIK, iu mundëson fëmijëve që të eksplorojnë kreativitetin dhe imagjinatën e tyre për të bërë krijimtari të reja në botën reale. Është vendi ku Hardware dhe Software bashkohen për të transferuar idetë dhe inspirimin në krijim të produkteve e prototipeve fizike.

Programi është i ndarë në tre pjesë:

  • Së pari, duke nxjerrur inspirim nga lojërat si Monopoly, Burrec Mos u Zemëro, Catan, Dungeons and Dragons, dhe shahu, do t’i eksplorojmë strategjitë dhe dizajnin e board games.
  • Së dyti, do të mësojmë bazat e dizajnit dhe disa pjesë teknike të Photoshop-it, dhe duke përdorur inspirimin nga pjesa e parë dhe kreativitetin tonë, do t’i dizajnojmë board games tona të personalizuara së bashku me të gjitha elementet e tyre, dhe do t’i modelojmë në 3D që t’i përgadisim për printim.
  • Së treti, duke përdorur printerin 3D Snapmaker do t’i printojmë lojërat tona, ku do mësojmë edhe anën teknike se si funksionon një printer 3D, edhe normal, në fund ‘kemi me i qit’ nja 2-3 lojë 🙂

Rezultati:

Në fund të kësaj jave fëmijët do t’i printojnë dhe t’i marrin me vete projektet si trofe të punës së tyre.

 

Film Making

Java 1: 9 Korrik – 13 Korrik

Java 2: 6 Gusht – 10 Gusht

 Me filmat e Jackie Chan-it, e tash edhe me Avengers jemi rritur të gjithë, edhe gjithmonë na kanë mbajtur të interesuar, na kan bërë për të qeshur, edhe jemi mahnitur me disa prej efekteve në to. Prandaj kemi vendosur që në njërin prej programeve të verës t’i eksplorojmë teknikat dhe t’i zhvillojmë aftësitë për film making. Këtë kurs 1-javor do t’ia ofrojmë fëmijëve të moshës 8-12 vjeç dhe 12-18 vjeç.

A ke pas deshire te zhvillosh nje film?

Gjatë javës së FilmMaking do të zhvillojmë workshope praktike, ku do të mësojmë bazat e procesit të prodhimit të filmit, dhe praktikisht të zhvillojmë filma të shkurt (tutoriale).

Në mënyre që të kapim vëmendjen e audiencës na duhet një storie e mirë. Andaj në fillim do të mësojmë se si zhvillohet një storie, të eksplorojmë idenë e stories së secilit nxënës, të pregadisim prapavijën, të zhvillojmë lëvizjet (camera work) dhe pastaj të zhvillojmë FILMIN.

Po ashtu bashkë do të mësojmë të zgjedhim veglat e duhura për zhvillimin e filmave, si ti përdorim këto vegla, si dhe të mësojmë për bazat e editimit të videove duke përdorur Adobe Premiere. Bashkë do të eksplorojmë teknika të ndryshme të ndërtimit të filmit si Storyboard, Stop-Motion etj. Mos u tremb, se nuk janë vegla fizike, po të gjitha i kemi në kompjuter.

Edhe një sekret, gjatë kësaj jave do ta ndërtojmë një kamerë VETË…SHHHH!

Jemi duke ju prit. Dritat, kamera, AKSION!

 

TOY ENGINEERING AND TOY HACKING

Java 1: 16 Korrik – 20 Korrik

Java 2: 13 Gusht – 17 Gusht

A të ka ndodhur ndonjëherë të të thotë dikush “hajde ndërtojmë raketa së bashku”?

Hajde, se ne po ta zgjasim ftesën!

Edhe pse në shkollë komplikohet jashtë mase dhe fëmijëve mund t’u duket si diçka e panevojshme, inxhinieria është njëra prej fushave më interesante dhe praktike qe egziston. Në fakt, pa marrë parasysh se a je duke e lexuar këtë tekst në telefon, kompjuter, apo tablet, inxhinieria është fusha që ta mundëson këtë gjë (thank us later).

Ne duam ta eksplorojmë anën kreative dhe pasionante të inxhinierisë, dhe këtë kemi vendosur ta bëjmë ndërmjet ndërtimit të raketave, robotave, dhe lodrave të ndryshme.

Gjatë kësaj jave do të eksplorojmë principe të ndryshme të ujit, ajrit, dhe elektronikës, dhe do të ndërtojmë:

  • Raketa me presion të ajrit (Aeronautika)
  • Robota hidraulik
  • Krijim të lodrave elektronike
  • “Hakim të lodrave” (modifikimi për të mirë i lodrave të vjetra)

Ju presim që t’i mësojmë dhe ndërtojmë të gjitha këto së bashku, të bëjmë shoqëri të re, dhe të kalojmë një verë të paharrueshme.

 

DETAJET
Mosha 8 -15 dhe 15 -18
Kohëzgjatja 7 orë në ditë

Fillon: 10:00

Mbaron: 17:00

Cmimi 90 Euro për 1 jave ( 1 Modul)

150 euro per 2 jave (2 Module)

dhe

200 euro per 3 jave (3 Module) – OFERTE SPECIALE

Në kuadër të organizimit përfshihet

  • Trajnimi dhe Punëtoritë 1 javore
  • Transporti në vendet e planifikuara
  • Dreka dhe pijet freskuese gjatë ditës
  • Zamra
  • Vizita ne tri lokacione
  • Materialet e nevojshme për ndërtimin e projekteve
  • Certifikimi ne jCoders 

Të gjitha aktivitetet do të përfshijnë edhe hulumtimet në temat përkatëse.

Vendet janë të limituara, andaj për të rezervuar vendin plotësoni formën e regjistrimit. Pas konfirmimt të regjistrimit do të konsiderohet vendi i rezervuar.