Summer 2017 Tirane

Kete vit do te mundim nxehtesine verore me krijime teknologjike!

jCoders hap akademine verore “jCoders Summer Tech” gjate te ciles nxenesit e moshave 8-15  do te mesojne me shume rreth krijimeve teknologjike duke krijuar dhe sfiduar veten. Kesaj radhe planprogrami dhe aktivitetet jane me intensive dhe me atraktive se kurre me pare.


Planprogrami per moshen 8-15  ne  Akademine Verore “jCoders Summer Tech” perbehet nga 3 module:

Mosha 8 deri 16
Web Design   Modelimi  dhe Printimi 3D Coding Music
Gjatë kësaj jave fëmijët do të mesojnë si të dizenjojnë faqe web. Fillimisht fëmijët do të familjarizohen me strukturen bazë të faqeve web si dhe me hapat nëpër të cilat kalon procesi i dizenjimit të faqeve. Dizenjimi i faqeve do të mundësohet duke përdorur software të përshtatshëm dhe të thjeshtë në

përdorim.

Rezultati: Në fund të kësaj jave fëmijët do të njohin strukturen e faqeve web, si dhe do të kenë krijuar një faqe web personale, në të cilën do të mund të publikojnë punët e tyre.

Modelimi dhe Printimi 3D është një prej drejtimeve më moderne dhe me shkallë përdorimi gjithnjë e në rritje në fushën e TIK. Ndërlidhja e Hardware dhe Software materializohet me anë të produkteve 3D.Printimi 3D është trendi më i fundit, i cili mundëson realizimin e prototipeve dhe produkteve fillestare. Njohja e modelimit dhe printimit 3D i mundëson femijëve të shprehin kreativitetin e tyre në një botë reale. Projektet e tyre do të shndrrohen në realitet me anë të printerave 3D.

Rezultati: Në fund të kësaj jave fëmijët do t’i printojnë dhe t’i marrin me vete projektet si trofe të punës së tyre.

Gjate kësaj jave do të mësohet platforma dhe gjuha programuese ‘Sonic Pi’ përmes së cilës nxënësit do të mësojnë si të programojnë duke krijuar muzikë. Do të mesojmë të programojmë pentagramet muzikore të këngëve të preferuara të nxënësve.

Rezultati: Në përfundim të modulit ‘Sonic Pi’ nxënësit do të jenë në gjendje të përdorin kompjuterin për të krijuar muzikë dhe ritme.


Orari, data e fillimit dhe cmimi

Mosha 8-16
Kohezgjatja 3 Jave
Orari dhe datat Hene, Marte, Merkure, Enjte dhe Premte nga 1 ore e 15 minuta.

Dy termine te mundshme: nga 17:30 dhe 18:45

Datat e fillimit: 3 Korrik

Cmimi 70 euro

Ne cmim perfshihet :

  • Trajnimi intensive 3 javore,
  • Materialet e nevojshme per ndertimin e projekteve elektronike
  • Certifikimi

Regjistrohu per Akademine Verore

Per regjistrimin e femijes tuaj ne akademine Verore te jCoders, plotesoni te gjitha te dhenat me poshte:

jCoders Summer Tech per femijet tuaj ofrohet ne Tirane nga: