Summer 2017 Gjilan

Sivjet do te mundim nxehtesine verore me krijime teknologjike!

jCoders hap akademinë verore “jCoders Summer Tech” gjatë të cilës fëmijët e moshës 8-16 do të mesojnë më shumë rreth krijimeve teknologjike duke krijuar dhe sfiduar vetën. Kësaj radhe planprogrami dhe aktivitetet janë më intenzive dhe më atraktive së kurrë më parë.


Planprogrami për moshën 8-16 në Akademine Verore “jCoders Summer Tech” përbëhet nga 3 module:

Mosha 8 deri 16
Arkitektura e Kompjuterit Web Design Coding Music
Kompjuteri në ditët e sotme është pjesë esenciale e jetës së cdo njeriu. Njohja e anatomisë së kompjuterit është njohuri bazike për të gjithë. Nxënësit gjatë kësaj jave do të mësojnë për të gjitha komponentet përbërese të një kompjuteri. Gjatë javës fëmijët do të kanë mundesinë e eksplorimit të anatomisë së kompjuterit. Ata do të ndrojnë performanacat e kompjuterit duke shtuar/larguar komponentet fizike.

Rezultati: Ne fund të kësaj jave fëmijet do të njohin anatominë e kompjuterit dhe do të ndërtojnë një kompjuter nga fillimi.

Gjatë kesaj jave fëmijet do të mësojne të dizajnojnë web faqe. Për të realizuar një gjë të tillë fëmijeve i’u duhet të kuptojnë strukturën bazë të web-faqeve. Dizajnimi i faqeve do të bëhet duke përdor HTML,CSS në software të përshtatshëm për moshën e tyre.

Rezultati: Në fund të kësaj jave fëmijët do të njohin web faqet, dhe te kenë krijuar një Web faqe të tyre personale në të cilën mund të publikojnë sukseset ose informatat e tyre.

Gjatë kësaj jave do të mësohet platforma dhe gjuha programuese ‘Sonic Pi’ përmes të ciles nxënësit mësojnë programimin duke krijuar muzikë. Do të mesojmë të programojmë pentagramet muzikore të këngëve të preferuara të nxënësve.

Rezultati: Me perfundim të modulit ‘Sonic Pi’ nxënësit do të janë në gjendje të përdorin komputerin për të krijuar muzikë dhe ritme.


Orari, data e fillimit dhe cmimi

Mosha 8-16
Kohezgjatja 3 Jave
Orari dhe datat Hene, Merkure dhe Enjte nga 2 ore e 30 minuta.

Tri termine te mundshme: nga 10:00, 13:30 ose 17:30

Datat e fillimit: 10 Korrik dhe 14 Gusht

Cmimi 70 euro

Ne cmim perfshihet :

  • Trajnimi intensive 3 javore,
  • Materialet e nevojshme per ndertimin e projekteve elektronike
  • Certifikimi

Regjistrohu per Akademine Verore

Per regjistrimin e femijut tuaj ne akademine Verore te jCoders, plotesoni te gjitha te dhenat me poshte: