Në jCoders ofrohen trajnime programimi për fëmijë të moshave 8-15.
Ne besojmë që aftësimi i fëmijeve nga mosha e hershme në teknologji informative i hap shumë dyer për ta në të ardhmen, dhe i vendos ne pozicionin e udhëheqësit në cdo profesion.
Trajnimi | Bazë për moshat 8-15 |
Kohezgjatja | 90 orë |
Takimet | 2 sesione / javë, 1.15 orë/sesioni |
Prerekuizitat | Shkrim dhe lexim, mosha 8 deri 15 |
Abstrakt: | Planprogrami bazë ka për qëllim të njohë nxënësit me konceptet bazë të programimit duke i mësuar të programojnë me gjuhën programuese Scratch. Të mësojë konceptet bazë të elektronikës si dhe gërshetimin e programimit me elektronikën. Programimi gjatë këtij planprogrami zgjerohet edhe në platforma mobile. Përgjatë shumë viteve është dhënë fokus i vecantë në pjesën teknike të programimit duke lënë anash pjesën logjike. Planprogrami bazë fokusohet në pjesën logjike të programimit duke e larguar barrën e sintaksës. |
Rezultatet e trajnimit |
|
Modulet/Nivelet | Moduli Fundamental
Moduli Robotik
Moduli Mobile
|
Trajnimet ne jCoders perbehen nga tri module.
Moduli fundamental – Gjatë modulit fundamental fëmijët njihen me konceptet bazë të programimit duke filluar nga renditja e ekzekutimit, kushtet, unazat, transmetimi i mesazheve, variablat, listat (vektorët), funksionet/metodat etj si dhe teknika të ndryshme të kodimit sikur simulimi i gravitetit, paralaks efekti etj. Gjatë këtij moduli, nxënësit arrijnë të explorojnë parime dhe teknika të ndryshme të programimit si dhe ambientohen në përdorimin e përgjithshëm të kompjuterit.
Gjuha e programimit e cila mësohet gjatë këtij moduli quhet Scratch (www.scratch.mit.edu), dhe është një gjuhë programimi e bazuar në blloqe (gjuhë programuese vizuale). Kjo gjuhë programimi është e ndërtuar nga MIT (Massachusetts Institute of Technology) Media Lab në USA. Me anë të programimit vizual ne do të fokusohemi në pjesën e rëndësishme të programimit dhe jo në sintaksën e gjuhës së programimit, në këtë mënyrë fëmijët i zhvillojnë aftësitë e tyre të zgjidhje së problemit, aftësitë në komunikimin e ideve, dhe kreativitetin duke u fokusuar në problemet, modelimin dhe ekzekutimin e zgjidhjes së tyre. Me anë të kësaj gjuhe programimi fëmijët mund të zhvillojnë storie interaktive, lojëra, dhe animacione të ndryshme në mënyrë të pavarur.
Robo Moduli – Ky modul ofron njohuri mbi bashkëfunksionimin e pajisjeve elektronike dhe programeve aplikative, duke përdorur shkathësitë e fituara nga moduli fundamental, nxënësit do të jenë në gjendje të kalojnë në një nivel më të lartë të krijimtarisë së programimit dhe të mësojnë gërshetimin e programimit dhe botës elektronike. Gajtë këtij moduli fëmijët duke shfrytëzuar njohuritë mbi konceptet bazë të programimit të përvetësuara gjatë modulit fundamental, dhe njohuritë e reja mbi bazat e elektronikës arrijnë të shfrytëzojnë komponente të ndryshme elektronike për të realizuar projekte të përdorshme në jetën ë përditshme. Fëmijët në këtë modul zhvillojnë aftësi inxhinierike në zgjidhjen e problemeve në nivelin fizik, duke u ballafaquar me konstrukte të ndryshme të trupave robotik për arritjen e qëllimeve të programit të shkruar dhe lidhjes elektronike të realizuar.
Mobile Moduli – Ky modul do t’u ofrojë mundësinë nxënësve që përvojën e tyre në zhvillim të softwarit ta pasurojnë më tepër duke u ballafaquar me platforma më sfiduese. Gjatë këtij moduli fëmijët do të mësohen të menaxhojnë memorien dhe perforamncën e kufizuar të një telefoni mobile. Në këtë modul fëmijët do të shfrytëzojnë dy IDE të ndryshme, me këtë rast do të kuptojnë fuqinë e mësimit të koncepteve. Moduli mobile ndahet në dy pjesë, pjesa e zhvillimit të lojërave për platforma mobile dhe zhvillimin e aplikacioneve për qëllime tjera.
Struktura e mesimit
Në orë gjatë gjithë kohës janë nga dy trajnere.
Mesimi mbahet ne hapesira kreative te pajisura me laptop individual për secilin fëmijë në të cilin do të zhvilloje gjatë orës.
Organizimet e eventeve që janë pjesë e rregullt e trajnimeve të jCoders si: Hackathon, Vizita edukative në biznese dhe Certifikimi i fëmijëve pas secilit Modul.
Mësimi mbahet nga ligjerues profesionist në fushën e programimit dhe te aprovuar si edukator për mësimin e programimit për fëmijë nga MIT.
Programim per femije. Regjistrohu Tani!
Për t’a regjistruar fëmijen tuaj në Trajnimet jCoders, ju lutem plotësoni formën e më poshtme me të dhënat për fëmijun:
Materaili i përdorur në Akademinë jCoders është material i adaptuar nga Creative Computing dhe Scratch, këto dy të dizenjuara nga MIT Media Lab dhe Harvard Graduate School of Education.