Regjistrohu

 

Për t’a regjistruar fëmijun tuaj në Akademinë jCoders, ju lutem plotësoni formën e më poshtme me të dhënat për fëmijun tuaj.
Ju faleminderit që keni zgjedh jCoders 🙂

Regjistrohuni ne Akademine jCoders

Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172
Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj

Cka mësohet në Akademinë jCoders?

Akademia jCoders ka për qëllim t’i aftësojë nxënësit ashtu që të jenë të aftë të krijonë në botën e teknologjisë informative.

Gjeneratat e reja të ditës së sotme janë ngushtë të lidhur me përdorimin e paisjeve teknologjike, dhe si të tillë ata cdo ditë e më shumë po bëhen të varur, mirëpo edhe të largët në aspektin e njohjes në thelb të krijimeve teknologjike. Në jCoders punohet shumë të ndërtojmë kulturën e inovacionit dhe të nxisim kreativitetin, në klasë të cilat lejojnë liri si dhe lulëzim të potencialit.

Akademia jCoders punon shumë në hulumtimin e metodave më efektive të mësimdhënies ashtu që të nxënit e mësimit brenda orëve të jetë sa më efektiv. Ky proces është ciklik dhe vazhdimisht punohet të përmirësohet.

Trajnimet të cilat ofrohen janë të dedikuara për moshat  8-15 dhe 15-18.

Ne besojmë që aftësimi i fëmijëve nga mosha e hershme në teknologji informative i hap shumë dyer për ta në të ardhmen.

Trajnimet për moshat 8-15 përbëhen nga këto module (kliko kete link)

Trajnimet për moshat 15-18 përbëhen nga këto module (kliko kete link)

Për të dy grupmoshat trajnimet në modulet tona më të avancuara bëhen sipas suksesit dhe parapëlqimeve të nxënësve.

 


Struktura Mësimore

Grupet e fëmijëve të jCoders janë maximum në madhësinë prej 15 fëmijëve.  Në orë gjatë gjithë kohës janë nga dy trajnerë, duke respektuar ration 8:1 (për cdo 8 nxënës nga 1 trajner).

Çertifikimi – Pas përfundimit të suksesshëm të moduleve, nxënësit certifikohen nga Akademia jCoders dhe Ministria e Arsimit me titullin Junior Coder.

Cmimi 40 euro ne muaj.

Mësimi mbahet në hapësira kreative të pajisura me laptop individual për secilin fëmijë në të cilin do të zhvillojë gjatë orës.

Organizimet e eventeve që janë pjesë e rregullt e trajnimeve të jCoders si: Hackathon, Vizita edukative në bizneset e ICK dhe Certifikimi i fëmijëve pas secilit modul.

Planprogrami  i përdorur në Trajnimet jCoders është material i adaptuar nga Creative Computing dhe Scratch, këto dy të dizajnuara nga MIT Media Lab dhe Harvard Graduate School of Education. Planprogrami për modulet Robo dhe Mobile eshte i adaptuar nga Arduino dhe AppInventor

Të gjitha planprogramet e përdoruara në akademinë jCoders janë të mbrojtura nën licencën CREATIVE COMMONS ATTRIBUTION-SHAREALIKE 4.0 INTERNATIONAL LICENSE , si dhe të gjitha materialet e ndara te nxenësit trashegojnë të njejtën licencë.
Programim për fëmijë. Regjistrohu Tani!