Programi per moshat 8 deri 15

Për t’a regjistruar fëmijun tuaj në Akademine jCoders, ju lutem plotësoni formën e më poshtme me të dhënat për fëmijun tuaj.
Ju faleminderit qe keni zgjedh jCoders 🙂

Regjistrohuni ne Akademine jCoders

Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172
Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj

Cka mesohet ne Akademine jCoders gjate planprogramit per moshat 8 deri 15?

Akademia jCoders ka per qellim t’i aftesoje nxenesit ashtu qe te jene te afte te krijone ne boten e teknologjise informative.

Gjeneratat e reja te dites se sotme jane ngushte te lidhur me perdorimin e paisjeve teknologjike, dhe si te tille ata cdo dite e me shume po behen te varur, mirepo edhe te larget ne aspektin e njohjes ne thelb te krijimeve teknologjike. Ne jCoders punohet shume te ndertojme kulturen e inovacionit dhe te nxisim kreativitetin, ne klase te cilat lejojne liri si dhe lulezim te potencialit.

Akademia jCoders punon shume ne hulumtimin e metodave me efektive te mesimdhenies ashtu qe te nxenit e mesimit mbrenda oreve te jete sa me efektiv. Ky proces eshte ciklik dhe vazhdimisht punohet te permiresohet.

Trajnimet te cilat ofrohen jane te dedikuara per moshat  8-15 dhe 15-18.

Ne besojmë qe aftesimi i femijeve nga mosha e hershme ne teknologji informative i hap shume dyer per ta ne te ardhmen.

Trajnimet per moshat 8-15 perbehen nga keto module (Niveli Bazik)

Moduli fundamental (3 Muaj)

Ky modul ofron njohuri të koncepteve bazë të programimit. Gjatë këtij moduli, nxënësit do të eksplorojnë parime dhe teknika të ndryshme të programmimit. Me anë të programimit visual ne do të fokusohemi në pjesën e rëndësishme të programimit.Me të perfunduar të këtij moduli, nxënësit do të jenë të aftësuar të programojnë në mënyrë të pavarur lojërat, animacionet dhe storiet e tyre interaktive.

Robo Moduli (3 Muaj)

 Ky modul ofron njohuri mbi bashkëfunksionimin e pajisjeve elektronike dhe softuerit, duke perdorur shkathësitë e fituara nga moduli fundamental, nxënësit do të jenë në gjendje të kalojnë në një nivel më të lartë të krijimtarisë së programimit. Me të përfunduar të këtij moduli, nxënësit do të jenë të aftësuar të ndërtojnë në menyrë të pavarur projekte elektronike interaktive. Këto projekte do të krijohen duke përdorur senzorë të ndryshëm, motorë, chipa, pjesë të Legos etj.

Mobile Moduli (3 Muaj)

Ky modul do t’ua ofroj mundësinë nxënësve që përvojën e tyre në zhvillim të softuerit ta pasurojnë më tutje duke u ballafaquar me platforma më sfiduese. Kështu, nxënësit do të zhvillojnë aplikacione për platforma mobile. Me të përfunduar të këtij moduli nxënësit do të jenë të aftësuar të krijojnë në mënyrë të pavarur lojëra në këto platforma: iOS, Android.

Web Moduli (3 Muaj)

Ky modul do t’ua ofroj mundësinë nxënësve që përvojën e tyre në zhvillim të softuerit ta pasurojnë më tutje duke u ballafaquar me ambientin e webit. Kështu, nxënësit do të zhvillojnë faqe dhe lojera per Web. Me të përfunduar të këtij moduli nxënësit do të jenë të aftësuar të krijojnë në mënyrë të pavarur faqe Webi, lojera per Web dhe do te njohin arkitekturen e webfaqeve. Ata gjithshtu do te mesojne si eshte interneti i ndertuar, si komunikohet ne internet etj. I gjithe moduli eshte i dizajnuar duke perdor vegla te pershtatshme per grup moshen 8+.

Arkitektura e Kompjuterit (1 Muaj)

Kompjuteri në ditët e sotme është pjesë esenciale e jetës së cdo njeriu. Njohja e anatomisë së kompjuterit është njohuri bazike për të gjithë. Nxënësit gjatë këtij moduli do të mësojnë për të gjitha komponentet përbërese të një kompjuteri. Gjate Modulit fëmijët do të kanë mundesinë e eksplorimit të anatomisë së kompjuterit. Ata do të ndrojnë performanacat e kompjuterit duke shtuar/larguar komponentet fizike. Ne fund të ketij moduli fëmijet do të njohin anatominë e kompjuterit dhe do të ndërtojnë një kompjuter nga fillimi.

Arduino Moduli ( 3 Muaj)

Gjate ketij moduli nxensit do te mesojne per pllaken Arduino dhe programimit te pllakes, duke zhvilluar dhe ndertuar makina elektronike, sisteme te ndryshme te kontrollimit te senzoreve, si dhe do te zgjerojne pervojen e programimit duke kontrolluar edhe me shume komponente elektronike.

Animation Moduli (1 Muaj)

Gjate ketij moduli do te fokusohemi ne zhvillimin e animacioneve. Nxenesit do te njoftohen me konceptetet mbrapa zhvilimit te animacioneve. Si duhet stukturuar storyboard-at, si te zhvillohet koncepti, karakteret kryesor, bota ne te cilen zhvillohet storia etj.

3D modelimi dhe printimi (1 Muaj)

Modelimi dhe Printimi 3D është një prej drejtimeve më moderne dhe me shkallë përdorimi gjithnjë e në rritje në fushën e TIK. Ndërlidhja e Hardware dhe Software materializohet me anë të produkteve 3D.Printimi 3D është trendi më i fundit, i cili mundëson realizimin e prototipeve dhe produkteve fillestare. Njohja e modelimit dhe printimit 3D i mundëson femijëve të shprehin kreativitetin e tyre në një botë reale. Projektet e tyre do të shndrrohen në realitet me anë të printerave 3D..


Struktura Mesimore

Grupet e fëmijëve të jCoders janë maximun në madhësine prej 15 fëmijëve.  Në orë gjatë gjithë kohës janë nga dy trajnere, duke respektuar ratio 8:1 (per cdo 8 nxenes nga 1 trajner).

Çertifikimi – Pas perfundimit te suksesshem te moduleve, nxenesit certifikohen nga Akademia jCoders dhe Ministria e Arsimit me titullin Junior Coder.

Mesimi mbahet ne hapesira kreative te pajisura me laptop individual për secilin fëmijë në të cilin do të zhvilloje gjatë orës.

Organizimet e eventeve që janë pjesë e rregullt e trajnimeve të jCoders si: Hackathon, Vizita edukative në bizneset e ICK dhe Certifikimi i fëmijëve pas secilit Modul.

Cmimi mujor eshte 40 euro

Planprogrami  i perdorur ne Trajnimet jCoders eshte material i adaptuar nga Creative Computing dhe Scratch, keto dy te dizajnuara nga MIT Media Lab dhe Harvard Graduate School of Education. Planprogrami per modulet Robo dhe Mobile eshte i adaptuar nga Arduino dhe AppInventor

Të gjitha planprogramet e përdoruara në akademinë jCoders janë të mbrojtura nën licencën CREATIVE COMMONS ATTRIBUTION-SHAREALIKE 4.0 INTERNATIONAL LICENSE , si dhe te gjitha materialet e ndara te nxenësit trashegojnë të njejtën licence.
Programim per femije. Regjistrohu Tani!