Planprogrami per moshat 15 deri 18

 

Për t’u regjistruar në Akademine jCoders, ju lutem plotësoni formën e më poshtme me të dhënat tuaja.
Ju faleminderit qe keni zgjedh jCoders 🙂

Regjistrohuni ne Akademine jCoders

Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172
Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj

Cka mesohet ne Akademine jCoders gjate planprogramit baze?

Akademia jCoders ka per qellim t’i aftesoje nxenesit ashtu qe te jene te afte te krijone ne boten e teknologjise informative.

Gjeneratat e reja te dites se sotme jane ngushte te lidhur me perdorimin e paisjeve teknologjike, dhe si te tille ata cdo dite e me shume po behen te varur, mirepo edhe te larget ne aspektin e njohjes ne thelb te krijimeve teknologjike. Ne jCoders punohet shume te ndertojme kulturen e inovacionit dhe te nxisim kreativitetin, ne klase te cilat lejojne liri si dhe lulezim te potencialit.

Akademia jCoders punon shume ne hulumtimin e metodave me efektive te mesimdhenies ashtu qe te nxenit e mesimit mbrenda oreve te jete sa me efektiv. Ky proces eshte ciklik dhe vazhdimisht punohet te permiresohet.

Trajnimet te cilat ofrohen jane te dedikuara per moshat  15-18.

Aftesimi i te rinjeve nga mosha e hershme ne teknologji informative i hap shume dyer per ta ne te ardhmen.

Trajnimet per moshat 15-18 perbehen nga keto module

Moduli Python (6 muaj)

Ne kete modul nxenesit mesojne te programojne duke perdor gjuhen programuse Python, e cila eshte gjuha programuese akademike dhe e perdorur ne shume sfera shkencore. Python eshte gjuhe multi-purpose e cila mundeson zhvillimin ne gati te gjitha platformat, gjithashtu eshte gjuhe e cila nga aspekti sintaksor lejon transicion natyral nga  gjuha programuese Scratch. Python perdoret per zhvillim te aplikacioneve, analizes se dhenave, inteligjences artificiale, dhe zhvillimit shkencor, ndersa njekohesisht eshte i pershatshem si gjuhe e pare per tu mesuar. Me te perfunduar te ketij moduli nxenesit do te jene te aftesuar te programojne ne menyre te pavararur aplikacione, lojera, vegla etj.

Arkitektura e Kompjuterit (1 muaj)

Kompjuteri në ditët e sotme është pjesë esenciale e jetës së cdo njeriu. Njohja e anatomisë së kompjuterit është njohuri bazike për të gjithë. Nxënësit gjatë këtij moduli do të mësojnë për të gjitha komponentet përbërese të një kompjuteri. Gjate Modulit fëmijët do të kanë mundesinë e eksplorimit të anatomisë së kompjuterit. Ata do të ndrojnë performanacat e kompjuterit duke shtuar/larguar komponentet fizike. Ne fund të ketij moduli fëmijet do të njohin anatominë e kompjuterit dhe do të ndërtojnë një kompjuter nga fillimi.

Moduli Raspberry Pi (3 muaj)

Rasberry Pi eshte nje kompjuter ne madhesine e kartelese, i cili lejon krijimin e shume projekteve praktike, zbavitese ose shkencore. Gjuha programuese ame e ketij kompjuteri eshte Python. Gershetimi i gjuhes Python dhe Raspberry Pi lejon ndertimin e roboteve te ndryshem, paisjeve me kontrole komanduese, video lojera etj. Te gjitha keto aktivitete jane ne kuader te kurikules e cila ofrohet ne kete modul. Me te perfunduar te ketij moduli, nxenesit do te njohin dhe zhvillojne projekte levizese, njohin konceptet baze te inteligjences artificiale si dhe te fitojne lirine e krijimit me gjuhe programuese dhe platforma shkencore.

Web Moduli (3 muaj)

Ky modul do t’ua ofroj mundësinë nxënësve që përvojën e tyre në zhvillim të softuerit ta pasurojnë më tutje duke u ballafaquar me ambientin e webit. Kështu, nxënësit do të zhvillojnë faqe dhe lojera per Web. Me të përfunduar të këtij moduli nxënësit do të jenë të aftësuar të krijojnë në mënyrë të pavarur faqe Webi, lojera per Web dhe do te njohin arkitekturen e webfaqeve. Ata gjithshtu do te mesojne si eshte interneti i ndertuar, si komunikohet ne internet etj.

Internet of things (3 muaj)

Ky modul fokuset ne lidhjen e gjesendeve ne internet, dhe zhvillimin e aplikacioneve te cilat perdorin komunikimin e tille. Internet of things eshte ne vemendjen e shume insitucioneve duke pas parasysh fleksibilitetin dhe mundesite krijuese qe ofrohen nga nje arkitekture e tille. Gjate ketij moduli do te mesohet lidhja e komponenteve te ndryshme ne internet, leximi dhe dergimi i te dhenave te pasijet si dhe ndertimi i sistemve te ndryshme te bazuara ne keto te dhena. Do te mesojne programimin ne gjuhen programuese C te pllakave Arduino.

Cryptography (2 muaj)

Siguria eshte aspekt shume i rendesishem te cilit duhet kushtuar rendesi te madhe gjate zhvillimit. Pasi qe nxenesit fitojne njohuri dhe pervoje krijuese ata gjate ketij moduli do te mesojne per teknika te ndryshme te mbrojtjes dhe komunikimit te sigurte te aplikacioneve ne internet. Gjate zhvillimit te aplikacioneve nxenesit do te mesojne per sulme te ndryshme te mundshme, si dhe do te mesojne per masat e sigurise qe duhet marre ne raste te caktuara. Do te njoftohen me storie suksesi dhe deshtimi ne aspektin e sigurise, si dhe do te mesohen te vleresojne sigurine qe duhet implementuar bazuar ne rendesine e software-it.

Gaming (3 muaj)

Ky modul eshte ka per qellim mesimin e GAME Design and DEVELOPMENT. Gjate ketij moduli do te mesohen menyra profesionale zhvillimit te lojerave kompjuterike. Lojerat kompjuterike jane industri ne rritje e siper, e cila perben shume vende te punes ne Game Design, Animation, Programim etj.

Struktura Mesimore

Grupet e fëmijëve të jCoders janë maximun në madhësine prej 15 fëmijëve.  Në orë gjatë gjithë kohës janë nga dy trajnere, duke respektuar ratio 8:1 (per cdo 8 nxenes nga 1 trajner).

Çertifikimi – Pas perfundimit te suksesshem te moduleve, nxenesit certifikohen nga Akademia jCoders dhe Ministria e Arsimit me titullin Junior Coder.

Mesimi mbahet ne hapesira kreative te pajisura me laptop individual për secilin fëmijë në të cilin do të zhvilloje gjatë orës.

Organizimet e eventeve që janë pjesë e rregullt e trajnimeve të jCoders si: Hackathon, Vizita edukative në bizneset e ICK dhe Certifikimi i fëmijëve pas secilit Modul.

CMIMI 40 EURO NE MUAJ.

Të gjitha planprogramet e përdoruara në akademinë jCoders janë të mbrojtura nën licencën CREATIVE COMMONS ATTRIBUTION-SHAREALIKE 4.0 INTERNATIONAL LICENSE , si dhe te gjitha materialet e ndara te nxenësit trashegojnë të njejtën licence.
Programim per femije. Regjistrohu Tani!