Mundesi Punesimi

JC_Academy

Akademia jCoders është themeluar me fokus në arsim ne vitin 2015 dhe filloj punen me femijet e pare nga muaji nentor 2015. Eshte akademia e pare e cila nisi inciativen per te mesuar me te vlefshmit tone ne fushen e teknologjise. Akademia jCoders ka mision ndertimin e gjenerates se re te krijuesve teknologjike, duke i ekspozuar te rinjet nga mosha 8 vjeqare ndaj teknologjise informative dhe krijimit te teknologjise. Planprogrami i akademise eshte i pasur duke i ekspozuar femijet ndaj formave te ndryshme te krijimit teknologjike sic jane: software, hardware, elektronika, robotika, algoritmet etj.

Akademia jCoders hap konkurs per 2 (dy) pozita te:

Pozita: Trajner/Mesimdhenes

Departmenti: I trajnimit

Kërkesat: 25 orë në javë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

    • Logjistika e orës
    • Përgjigja ndaj reagimit të grupit. Fasilitimi orëve shtesë.
    • Të jetë i përgatitur për orë dhe të shfrytëzoj kohën shtesë për:
      1. Përgatitje preliminare të orës
      2. Të mësoj mbi zhvillimet në modulin përkatës dhe të propozoj përmirësime të plan programit në baza javore 
      3. Të përcjell ecurinë e orës dhe vlerësim individual të secilit student. Të zëvendësohet ora në rast se ndonjëri nga studentët mungon, e në raste specifike të mbajë edhe përsëritje të orëve.
      4. Lista të pjesëmarrjes te plotësohet.
      5. Së bashku me trajnerin të plotësojnë raportin e vlerësimit të nxënësve.
    • Të marr pjesë rregullisht në takimet e stafit të obliguara për të gjithë.
    • Të marr pjesë në trajnimin obligativ preliminar të jCoders.
    • Përpilimin e listave të nevojshme për klasë dhe mirëmbajtjes së tyre cdo orë.
    • Përkthen kohë pas kohe materiale për nevoja të akademisë.
    • Asiston  në realizimin e qellimeve te akademise.
    • Të ndërmerr detyra tjera të caktuara nga mbikëqyrësi.
  • Kë çdo fund të javës të dorëzoj raport me shkrim mbi punët e kryera të javës.

Kriteret:

  • Të ketë njohuri të shkëlqyera të gjuhës Angleze
  • Diplome Bachelor nga drejtimet e shkencave kompjuterike, inxhineri kompjuterike
  • Njohuri  dhe përvoje mbi ndonjë gjuhë programuese
  • Aftësi komunikuese të thekësuara

Kriteret bonus:

  • Përvoje pune me grupmosha 8-15
  • Përvoje pune në programim
  • Njohuri me pllaka të ndryshme elektronike (Arduino, Raspberry Pi etj)

Të gjithë të interesuartit për këtë mundesi punesimi, të dërgojne CV  dhe nje leter motivuese te shkurtër në email adresen [email protected], jo më vonë se 27 Gusht 2017, (mesnate). Titulli i emailit duhet te jetë  Aplikimi per Asistent Trajner.

Vetëm kandidatët në listën e shkurtër do të kontaktohen për intervistë.