Mundesi Punesimi – Administrate

 

 

Akademia jCoders është themeluar me fokus në arsim ne vitin 2015 dhe filloj punen me femijet e pare nga muaji nentor. Eshte akademia e pare ne Kosove dhe Shqiperi e cila nisi inciativen per te mesuar me te vlefshmit tone ne fushen e teknologjise. Akademia jCoders ka mision ndertimin e gjenerates se re te krijuesve teknologjike, duke i ekspozuar te rinjet nga mosha 8 vjeqare ndaj teknologjise informative dhe krijimit te teknologjise. Planprogrami i akademise eshte i pasur duke i ekspozuar femijet ndaj formave te ndryshme te krijimit teknologjike sic jane: software, hardware, elektronika, robotika, algoritmet etj.

Akademia jCoders hap konkurs per 1 (nje) pozite:

Orari: Full-time (8 ore/dite)

Pozita: Zyrtar/e Administrative

Departmenti: Administrate

Qyteti: Prishtinë

Detyrat dhe përgjegjësitë:

  1. Të përcjellë emailin zyrtar të jCoders dhe të kujdeset që të përcjell informatat personave relevant ose të kthej përgjigje në pyetjet eventuale të klientëve. Struktura e emailave të jetë sipas kritereve të akademisë. Në komunikim përfshihen: përkujtime për pagesa, dërgimi i faturave, etj.
  2. Të vendosë dhe mirëmbajë komunikimin me palët/klientët përmes telefonit, emailit, dhe postës.
  3. Të akomodojë fëmijët ne grupe
  4. Të mbikqyrë regjistrimet e pranuara, dhe t’i kontaktojë brenda javës për akomodim në orarë
  5. Të mësoj mbi aktivitetet e akademisë jCoders në mënyrë që të promovoj, shes, informoj dhe përcjellë kërkesat dhe pyetjet e klientëve të akademisë. Këtu përfshihet njohuri bazike mbi modulet e ofruara dhe gjuhëve programuese të cilat ofrohen.
  6. Përgjegjëse për mirëmbajtjen e orarit të trajnerëve dhe komunikimit me trajner për këtë çështje.
  7. Përpilimin e listave të nevojshme të nxënësve dhe mirëmbajtjes së tyre.
  8. Përpilimi i listave të pagesave të pranuara
  9. Bën përgatitjen e faturave dhe kontratave për klient. Përcjellja e faturave të papaguara dhe komunikimi me klientë në lidhje me to.
  10. Përcjellja e kontratave tek prindërit
  11. Përgjegjëse për krijimin e sistemit të fajllimit për dokumentacionin financiar dhe atë administrativ.
  12. Përgjegjëse për fajllimin e të gjitha dokumenteve në versione softuerike dhe hardverike. Këtu përfshihen edhe fotografitë, videot dhe dokumentet tjera të prodhuara nga akademia.
  13. Kujdeset qe klasat të jenë në rregull dhe gati për trajnim. Këtu përfshihet edhe hapësira administrative.
  14. Mirëmban dhe ekspozon materiale promovuese të akademisë.

Aplikimin e dergoni ne: [email protected] me subject: Aplikimi per poziten Zyrtare Administrative

Afati i fundit i aplikimit eshte me daten 15.06.2018.