Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë viziton jCoders

Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë viziton jCoders

Me 25.01.2018 , patëm kënaqësinë të kemi në vizitë te perbashket Ministrin e Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, zt. Besim Beqaj dhe  Innovation Centre Kosovo. Ministri bisedoi me nxënësit rreth edukimit dhe projekteve të tyre, siç është doreza elektronike e Raesës dhe aplikacioni i Xixit, dhe u njoftua më shumë me planprogramin dhe metodologjinë tonë.

“Ne besojmë se fuqia më e madhe konkurruese janë fëmijët dhe të rinjtë të cilët duhet të edukohen dhe trajnohen mirë dhe të jenë në hap me kohën. Kjo është e ardhmja e zhvillimit të Kosovës, sepse si rrallë vende të botës kemi shumë të rinj të cilët janë të trajnueshëm, të cilët janë të mençur dhe të cilët janë para shumë sfidave që do të ballafaqohen.”

Mësimi që bëhet në jCoders nuk është klasik si ai që përdoret në shkolla, po jashtë këtyre kornizave, ku jCoders po ofron program të avancuar, e vetë projektet e nxënësve me çmimet e fituara ndërkombëtare e tregojnë suksesin e shkollës.

Ministri po ashtu është pro idesë që në të ardhmen shkollat të kenë edhe lëndët e kodimit dhe të ndërmarrësisë si pjesë e planprogramit, diçka që ne e perkrahim plotësisht dhe e kemi si pjesë të misionit tonë.

Ministri tha se pa një entuziazëm të jashtëzakonshëm dhe gatishmëri të femijëve, të cilët janë e ardhmja. Ai tha se do të angazhohet për të krijuar mundësi më të mëdha për këto akademi, për të qenë baza themelore me të cilat Kosova do të konkurroj jashtë vendit.