Hackathon II

[:sq]

Me daten 2 Prill 2016 ne Akademine jCoders mbahet Hackathoni i dyte

Hackthoni do te mbahet per 100 femije te cilet tash jane te pregaditur nga Akademia te programojne. Kete dite femijet do te perdorin njohurite e fituara ne programim qe te zhvillojne idete e tyre ne menyre te pavaruar.

Dita dhe ngjarjet e dites sipas kohes:

Dhe për fund…. 

18:03

Pas një ditë plotë punë dhe kreativitet, programerët e rinj të hackathonit të dytë të organizuar nga jCoders prezantuan projektet e tyre – 15 projekte gjithsej! Lojëra dhe robotikë të llojeve të ndryshme u prezantuan para prindërve dhe familjarëve të programerëve, dhe pjesëmarrësit e dalluar u shpërblyen me çmime! Për foto dhe video të shkurta nga tërë dita, klikoni këtu për të vizituar faqën tonë në Facebook. Falenderime pa fund për programerët e mrekullueshëm, për prindërit që ofruan entuziazëm dhe atmosferë të ngrohtë gjatë prezantimeve, dhe përkrahësit e Akademisë jCoder dhe hackathonit tonë të dytë – veçanërisht Innovations Centre Kosovo. Deri herën tjetër, Korespondentja e juaj Hana

Vetëm edhe një orë deri në prezantimet finale!
3:57

Pas një ditë plotë pune, programerët e rinj po shpejtohen të mbarojnë projektet e tyre në kohë për prezantimet finale! Pas disa intërvista me programerët, një gjë është e qartë: këta të rinj janë të mrekullueshëm. Shumica prej tyre kanë filluar nga një nivel krejt fillestar në programim, dhe për një kohë relativisht të shkurtë kanë mësuar jo vetëm bazikat e programimit, por dijnë të ndërtojnë video lojëra dhe robotikë të përdorueshëm nga zero.

Në intervistim e sipër, shumë prej programerëve thanë se para se të fillonin trajnimet në Akademinë jCoders luanin video lojëra si lojtarë pasivë, si shumica e bashkëmoshatarëve të tyre. Tani kanë mësuar të shohin këto lojëra me sytë e programerit, me një fokus mbi “mbrapaskenën” apo arkitekturën e këtyre lojërave. Në të ardhmën këta programerë të rinj shumë lehtë mund të bëhen ndërtues profesional të lojërave, aplikacioneve dhe robotikës – gjë që mbase mund të transformojë një treg të punës si ai i Kosovës.

Numri i vajzave të reja në Akademinë jCoders po ashtu është shumë shpresëdhënese, duke marrë parasysh nivelin e ulët të pjesëmarrjës së grave kosovare jo vetëm ne fushën e Teknologjisë Informative por edhe në tregun e punës në përgjithësi. Vlen të përmendet ekipi Xixëllonjat, grup me dy vajza i cili arriti të ndërtojë jo vetëm një, por dy projekte gjatë ditës së sotme.

Tani ka mbetur më pak se një orë deri te prezantimet finale – energjia (dhe deri diku ethet) janë në rritje e sipër!

– Korespondentja e hackathonit, Hana Marku

Ekipet e Hackathonit dhe Super Fuqitë e Tyre
12:41

Kush janë ekipet e hackathonit? Secili ekip ka nga një emër, një projekt dhe super fuqi të vetin. Fillojmë me grupin e robotikës:

Ekipi: Doughnut Disturb Us
Projekti: Piano Stories, është një projekt robotik i cili do të replikojë tastiaturën e pianos me letra dhe pajisje elektrike. Kur finalizohet, projekti do të replikojë notat e pianos dhe do të prodhojë himnin e flamurit kombëtar.
Super fuqia: Telekenisis

Ekipi Doughnut Disturb Us

Ekipi: Invisibles

Projekti: Monkey (Majmuni). Një majmun robotik i ndërtuar nga ekipi do të reagojë me lëvizje motorike kur i afrohet një banane (po ashtu robotike).
Super fuqia: Tejdukshmëria

Ekipi The Invisibles

Ekipi The Invisibles

Ekipi: The Unicorns of Love
Projekti: Një mekanizëm robotik i cili do të ngrejë një peshë të vogël, në bazë të komandave “up” dhe “down” në tastiaturën e kompjuterit. Mund të kontrollohet edhe shpejtësia e lëvizjes së mekanizmit.
Super fuqia: Death note!

Ekipi The Unicorns of Love

Ekipi The Unicorns of Love

Ekipi: Z-Warriors
Projekti: Bouncy Ball, një lojë për iOS dhe Android. Në Bouncy Ball, topi i kontrolluar nga përdoruesi highet dhe duhet të evitojë therra mbrenda lojës.
Super fuqia: Teleportimi

Ekipi Z Warriors

Ekipi Z Warriors

Ekipi: Invaders
Projektet: Lojërat Stickman Run, Ghost Chase dhe Space Invaders. Lojtari në Stickman Run duhet të navigojë “Stickmanin” mbi pengesa të ndryshme fizike. Në Ghost Chase, duhet të navigosh një personazh macë tek ushqimi i saj, pa prekur fantazmat që e rrethojnë. Në Space Invaders, lojë japoneze e viteve të 80’ta, lojtari duhet të qellojë alienë invadues me laser.
Super fuqia: Teleportimi

Ekipi The Invaders

Ekipi The Invaders

Ekipi: El Classico
Projekti: Loja Dvadi Football Hats, në të cilën dy lojtarë duhet të shënojnë gol në një fushë të thjeshtë futbolli.
Super fuqia: Supershoot

Ekipi El Classico

Ekipi El Classico

Ekipi: Team Cyborg
Projekti: Ekipi i vetëm me një lojë me personazh dhe tregim, në lojën e tyre karakteri është një djalosh i varfur i cili duhet te gjejë një thesar në mal – por duhet po ashtu të vrajë një dragoi.
Super fuqia: Hacking

Ekipi Team Cyborg

Ekipi Team Cyborg

Ekipi: The Dark Side
Projekti: Loja Piano Tiles, para lojtarit i shfaqen blloqe të zeza dhe të bardha në lëvizje. Lojtari humb nëqoftëse nuk prek cdo bllok të zi dhe nëqoftëse prek një hapësirë të bardhë. Blloqet e zeza lëshojnë tinguj të pianos.
Super fuqia: Fluturimi

Ekipi The Dark Side

Ekipi The Dark Side

Ekipi: Dragonball
Projekti: Pikërisht loja klasike, Dragonball!
Super fuqia: Tej-mençuria

Ekipi Dragon Ball

Ekipi Dragon Ball

Ekipi: Pac-Man
Projekti: Pac-Man, edhe një lojë tjetër klasike.
Super fuqia: Aq ishin të zënë me punë, nuk arriva të marrë vesh se cili është super fuqia e grupit Pac-man.

Ekipi Pac-Man

Ekipi Pac-Man

Ekipi: LOL
Projektet: Fatman, një lojë në të cilën karakteri duhet të ushqehet, derisa trashët sa një sumo wrestler. Po ashtu janë duke zhvilluar një projekt të dytë, ende jo i definuar.
Super fuqia: Debati vazhdon për super-fuqinë e LOL-it, por gjatë ditës do të raportojmë për super fuqinë e tyre.

Ekipi Fat Man

Ekipi Fat Man

Ekipi: Xixëllonjat
Projekti: Princess Warrior, lojë në të cilën princesha duhet të evitojë lakuriqa të natës dhe shigjeta deri në fitore.
Superfuqia: Tejdukshmëria

Ekipi Xixëllonjat

Ekipi Xixëllonjat

Ekipi: J-Pixels
Projekti: Squish Box, lojë në të cilën lojtari duhet të mbrojë një copë ushqim nga bubrreca.
Super fuqia: Fuqi mendore

Ekipi J-Pixels

Më shumë më vonë nga unë,

– Korespondentja e hackathonit, Hana Marku

Hackathon fillon!
10:04

Korespondentja e hackathonit këtu, Hana Marku. Sot do të jem me programerat e rinj të JCoders, duke përcjellur hackathonin e dytë të Akademisë JCoders. Nëqoftëse jeni njerëz që s’merrni vesh fortë në teknologji (si unë), “hackathon” është një event që përfshinë bashkëpunim intenziv në zhvillim softuerik dhe ndërtimin e projekteve softuerike – mund të jenë video lojëra, aplikacione për telefona mobil, e shumë produkte tjera teknologjike.

Fëmijët e JCoders kanë mësuar bazat e zhvillimit softuerik, e tani ka ardhur koha të testojnë dijëninë e tyre. Sot 60 pjesëmarrës të hackathonit janë të shpërndarë në 13 ekipe dhe në tri kate të ndërtesës së ICK-së, duke punuar në projekte sikur Bouncy Ball, Stickman Run, Bug Crusher, Princess Warrior, Piano Tiles, RPG Extended dhe projekte robotike në zhvillim e sipër!

Në orën 16:30 vijnë prindërit e JCoderave për prezantimin e projekteve dhe ndarjen e çmimeve. Gjatë gjithë ditës do të ndajë me ju më të rejat e hackathonit, me blogje, foto dhe video intërvista të shkurta me pjesëmarrësit. Përcjellni këtë faqe!

12828323_367494470087851_4895499644617591943_o

Per te kuptuar me shume rreth Hackathonit dhe cka do te ndodh kete dite, klikoni linqet me poshte:

http://www.telegrafi.com/mbahet-hackathon-i-pare-ne-kosove-femijet-programere-te-se-ardhmes-foto/
Lojerat te cilat jane realizuar ne Hackathonin e pare jane:
Pac-man: https://scratch.mit.edu/projects/92179822/
Fruit Ninja: https://scratch.mit.edu/projects/92180545/
The Current: https://scratch.mit.edu/projects/92179888/[:]