Hackathon

15621706_482374568599840_2001861487229499696_n-1
Gjatë ditës së shtunë, në hapësirat e Fakulltetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike, nxënësit e AkademisejCodersdo të përjetojnë maratonën e kodimit gjatë të cilës ata do të zhvillojnë idetë e tyre duke shfrytëzuar gjuhë të ndryshme programuese.

Këta fëmijë kanë kaluar nëpër program sfidues, atraktiv dhe të mbushur me informata për të mësuar kodimin. Rezultati i njohurive të cilin këta fëmijë kanë marrë do tëdemonstrohet të shtunën, ku fëmijët do te krijojnëlojëra, aplikacione, konstrukte robotike origjinale, holograme, dhe lojërapërplatformë mobile.

I gjithë ky kreacion teknologjikështërezultat i njohurive të marra gjatë nje viti të punës të nxënësve në Akademine jCoders.

Gjithashtu, gjate kësaj dite, studentët e Fakultetit të Inxhinierisë Elektrike dhe Kompjuterike do të tregojnë punët e tyre shkencore kompjuterike, të cilat i kishin pjesë të temës së diplomës ose punëve gjatë studimeve. Kjo do te shërbej si inspirim për nxënësit e Akademisë ashtu që të kenë të qartëçka i pret pas dyerve universitare të këtij drejtimi.

Ceremonia është e hapur për publikun e gjerë i cili do të ketë mundësi t’i dëgjoj prezantimet nga vet nxënësit. Prezantimet do të jenëtë shkurta ku fëmijët do të tregojnë kodin e realizimit dhe më pas do tëdemonstrojnë projektin e tyre. Në ceremoni do të dallohen kontribuuesit kryesor të Hackathon-it dhe programerët e dalluar më çmime.