Akademia jCoders, me klase inovative

 

Akademia jCoders, me klase inovative.

Të nderuar lexues, prindër dhe fëmijë,

Akademia jCoders është themeluar me të vetmin qëllim, të ndërtoj gjeneratën e re të krijuesve të teknologjisë informative. Jemi në proces të vazhdueshëm të ndërtimit të kulturës së inovacionit dhe kreativitetit duke filluar nga mosha 8 vjeçe.

Në kohën kur askush nuk kishte dëgjuar për mësim të tillë në territorin e Kosovës, ekipa e Akademisë jCoders ishte në procesin e përgatitjes së plan programit, në hulumtime të vazhdueshme për gjetjen e mënyrave me efektive të mësimit, hulumtime për gjuhet programuese të cilat janë më edukative dhe të cilat lejojnë mësimin e koncepteve bazë të programimit duke ushqyer lirinë e krijimit.

Mësimi i programimit si dhe i krijimit në fushën e teknologjisë informative nuk përfshinë vetëm aftësimin dhe zhvillimin e shkathtësive teknike, ky proces tek nxënësit zhvillon aftësi psiko-sociale siç janë:

  • Mendimi kritik;
  • Aftësi problem-zgjidhëse;
  • Aftësi kërkuese dhe hulumtuese;
  • Durimi; dhe
  • Puna në grup, etj.

Të gjitha këto aftësi gërshetohen ashtu që nxënësit të arrijnë të shprehin idetë e tyre në botën teknologjike. Duke i vrojtuar fëmijët gjatë punës, vërehet në masë të madhe ndërtimi i vetëbesimit, si dhe dëshira e madhe për të krijuar.

Akademia jCoders hap dyert e mundësisë së mësimit të mirëfilltë. Bota e shkencave kompjuterike është më e fuqishme së kurrë më parë, dhe sot është jashtëzakonisht e rëndësishme, jashtëzakonisht e domosdoshme që të jemi në hap me kohën.

Qasja në internet, koha pranë kompjuterit është kohe kuantitative të cilën fëmijët tanë po e kalojnë duke absorbuar informacioni të llojëllojshëm cili shpesh herë është i kotë dhe jo i strukturuar.
Në akademinë tonë obligim  është që këtë informacion ta stukturojmë, filtrojmë dhe të udhezojmë nxënësit të afrohen me informacion kualitativ dhe me vlerë duke u fokusuar ne zhvillimin e shkathtësive teknike si dhe ato sociale.

Në bisedë të vazhdueshme me fëmijët gjithashtu kemi vërejtë një fenomen shumë të veçantë për ne. Fëmijët kane filluar të kuptojnë që ata mund të ndikojnë botën teknologjike me krijimet e tyre. Idetë e tyre origjinale dhe të pa-afektuar nga bota e margjinalizuar po shtyhen përpara me punë praktike.

Gjate zhvillimit të ideve të tyre është e zakonshme nxënësit të hasin në vështirësi, është pune e ekipit të Akademisë t’i udhëzoj në drejtimin e duhur ashtu që vështirësitë të tejkalohen. Gjatë këtij procesi ata po mësojnë si problemet po zgjidhen nga ‘të rriturit’, po mësojnë që jo të gjitha duhet të dihen paraprakisht ballafaqimit me problemin, po e kuptojnë që puna praktike duhet të përmbaj në vete ciklin e mësimit të vazhdueshëm si dhe kuptojnë që është e rëndësishme të dinë si të kërkojnë dhe hulumtojmë.

Duke thënë të gjithë këtë, ju ftojmë të vizitoni Akademinë jCoders dhe të shihni punën e të rinjve. Përgatituni për tu mahnitur.

Disa prej puneve te femijeve mund t’i ndiqni ne videot me poshte:

Me shume respekt
Fiona Shehu
Bashkethemeluese e Akademise jCoders

 

Regjistrohuni ne Akademine jCoders

Te dhenat tuaja jane te mbrojtuara sipas LIGJIT PËR MBROJTJEN E TË DHËNAVE PERSONALE, LIGJI Nr. 03/L-172
Plotësoni formën për të regjistruar fëmijën tuaj