Per ne

Akademia jCoders ka për mision ndërtimin e gjeneratës së re të krijuesve, duke i ekspozuar të rinjtë nga mosha 8 vjeçare ndaj teknologjisë informative dhe krijimit të teknologjisë.

jCoders është themeluar në korrik te vitit 2015, dhe filloj punën me fëmijët e parë në nëntor të të njejtit vit,  me c’rast është institucioni i parë i akredituar nga AKK dhe MASHT i cili  filloj të ndërtoj bazën e njohurisë teknologjike për të rinjët shqipetar duke i hap dyert për fëmijët nga mosha 8. Puna e akademisë është bazë të cilën të tjerët e përcjellin. Fokusi jonë është në arsim, ekipi përbëhet nga persona të kualifikuar dhe me eksperiencë të thekësuar në programim, si dhe të aprovuar si edukator në fushën e programimit.

Akademia jCoders ka këto objektiva:

  • Ndertimin e gjeneratave te reja me njohuri ne teknologji infomrative
  • Zhvillimin e planprogrameve te reja te cilat do te ofrojne diversitet ne mesimin e teknologjise
  • Zgjerimin e akademise edhe ne qytetet tjera

Planprogrami i akademisë është i bazuar në projekte dhe në qasjen ‘Mëso duke punuar’ i cili lejon lulëzimin e potencialit të plotë të secilit fëmije, duke nxitë kreativitetin, punën në grup, krijimin teknologjik dhe mbi të gjitha inovacionin. Nxënësit transfromohen nga shfrytëzues të teknologjisë në krijues të teknologjisë.

Së bashku i aftësojmë nxënësit t’i sjellin idetë e tyre në jetë duke u zhvilluar shkathësite thelbësore të shekullit 21.

Suksesi i nxenesve te jCoders ka sjell shume cmime: Njeri nga me eminent – ku tre nxenes tone jane fitues te cmimit prestigioz Albanian ICT Awaards 2016

Akademia jCoders eshte funksionale ne Prishtine, Gjilan, Mitrovice dhe Tirane.